Nga Gjirokastra, kreu i qeverisë Edi Rama ka parë nga afër punimet në qytet. I shoqëruar nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, kjo e fundit sqaroi edhe vonesën e vendosjes në funksion të Bypass-it duke iu përgjigjur spekulimeve. Ajo u shpreh se kanë pritur përfundimin e procedurës së këshillimit me UNESCO-n.
“Nga pikëpamja e infrastrukturës kanë filluar bizneset janë hapur dhe i kanë kthyer në hapësira komerciale. Bypass-i ka dalë spektakolar. Mirë është ta themi sepse ka pasur spekulime, u vonua sepse ne pritën të gjithë procedurën e këshillimit me UNESCO-n. Mirë është ta themi sepse nuk kemi pse të lejojmë spekulimet”, tha Kumbaro.
Nga ana tjetër Rama ironizoi spekulimet ndaj projektit. “Lëri spekulimet, atë punë kanë”, deklaroi Rama.