Me ardhjen e stinës së vjeshtës si gjithë të tjerët edhe ish-deputetja e Partisë Demorkatike, Rudina Hajdari është rikthyer në palestër. Ka qenë vetë Hajdari ajo e cila në llogarinë e saj në “instagram”, ka publikuar një video nga palestra ku shihet teksa po ushtrohet.
Epo siç dihet botërisht, palestra përveçse të ndihmon me mbajtjen e trupit në formë të ndihmon dhe në marrjen e energjive të reja, energji të cilat me këtë vorbullë politike e cila po ndodh në vendin tonë janë mëse të nevojshme.
Kjo nuk është hera e parë që Rudina Hajdari bën publikime interesante. Gjatë verës ajo ka ndarë disa foto ku duket e veshur si kameriere. Në një nga fotot Hajdari pyet ndjekësit nëse i shkon një profesion i tillë. ”Një kujtim nga dita e punës si kameriere. Si ju duket? Më shkon?”, ka shkruar ajo, teksa ka zbuluar lokacionin e barit ku edhe janë bërë fotot, në Velipojë.