Shqipëria dhe Kosova janë duke përballuar një situatë të vështirë energjetike.
Shqipëria ka pasur 55% më pak reshje hidrike këtë vit, ndërsa Kosova nuk i ka në funksion të plotë të gjithë termocentralet e saj. Kështu vendet kanë importuar energji elektrike me çmime rekord, ndërsa kanë prezantuar edhe rritje të tarifave nëpërmjet fashave të energjisë Në Kosovë ato hynë në fuqi në 9 shkurt. Në krahun tjetër të kufirit qytetarët paguajnë dy tarifa të ndryshme, atë në pik gjatë ditës dhe një tjetër më të ulët gjatë natës.
Nëse në Kosovë shpenzon 900 kilovatë në muaj tashmë paguan 6 500 lekë, 700 lekë më shumë. Nëse shpenzoni 1 mijë kilovat paguani 7 800 lekë, një rritje me 1200 lekë.
Ndërkohë Shqipëria ka një sistem tjetër, me tarifat e unifikuara përgjatë gjithë ditës. Me vendosjen e fashave, nëse harxhoni 900 kilovat do të paguani 14,160 lekë, gati 4 000 lekë më shumë, dhe nëse harxhoni 1000 kilovat paguani 19 200 lekë, gati 7 800 lekë më shumë.
Për ekspertët e energjisë fashat janë një masë e domosdoshme:
“Fashat japin një mesazh të qartë që duhet kursyer. Jo vetëm duke e lënë këtë në ndërgjegjen e konsumatorëve, por edhe duke ndjekur politikat e tarifimit. Të dy sistemeve energjetike i duhen më shumë të ardhura që të sigurojnë furnizimin”, tha Arben Kllokoqi.
Ndërkohë, Kosova ndryshe nga Shqipëria ka pasur reduktime të energjisë elektrike gjatë gushtit. Por, një bashkëpunim mes qeverive të dy vendeve riktheu situatën në normalitet.
“Ka një marrëveshje, ende të pashkruar. Kosova depozitoi energji gjatë verës në Shqipëri. Tashmë, Shqipëria është duke ja kthyer mbrapsht Kosovës. Kështu po funksionon kjo marrëdhënie”, u shpreh Arben Kllokoqi.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 90 milionë euro për subvencionimin e importeve të energjisë, ndërsa në Shqipëri janë ndarë nga buxheti 245 milionë euro.