Dy pako me tritol shpërthyen në hyrje të burgut mëngjesin e së mërkurës, duke vrarë tre punonjës të burgut dhe pesë vizitorë.

Burgu Insein është më i madh në vend që ku ndodhen afro 10.000 të burgosur, shumë prej të cilëve janë të burgosur politikë.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Të paktën 10 persona të tjerë u plagosën. Bombat shpërthyen në dhomën e postës së burgut.

Burgu shekullor është famëkeq për kushtet e tij të këqija dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve, thonë grupet e të drejtave të të njeriut.

Myanmar aktualisht drejtohet nga një junta ushtarake e cila rrëzoi qeverinë civile të zgjedhur të Aung San Suu Kyi vitin e kaluar me një grusht shteti të dhunshëm.

Junta përballet me rezistencë të ashpër në pjesë të mëdha të vendit ku ekziston një front aktiv gueril i njohur si Forca e Mbrojtjes së Popullit (PDF).

Përmasat e luftimeve dhe betejave vdekjeprurëse këtë vit kanë qenë tregues i një lufte civile.