Do të mbetet territori shqiptar në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët ultësirën perëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të bien me 2 gradë në orët e para të mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku më të theksuara do të jënë në zonat jugore – jugperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothujase në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Maqedonia e Veriut

Pritet rënie graduale e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellet POR të freskët në republikën e MV. Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash kryesisht në të gjithë MV KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Rajoni dhe Europa

Aktivizimi i ciklonit të Islandës do të sjelle vranësira dhe shira të dendur në ishujt britanikë si edhe pjesërisht Evropën qendrore. Po ashtu do të vijojë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore e gjithë lindja e kontinenti si edhe gadishulli i Skandinavisë, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.