Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobeli’ në letërsi. Ky çmim i është dhënë shkrimtares franceze “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, ishte sërish pretendent për ta marrë këtë çmim, për të disatin vit me rradhë.

I pyetur nga “Euronews” Albania, ndërsa drekonte me të shoqen dhe botuesin Bujar Hudhri, në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, Kadare u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj përjetimi. Ndërsa bashkëshortja, shkrimtarja Helena Kadare, u shpreh se “edhe pse jetojmë në Francë, nuk e njohim”.