Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar zhvillimet politike, situatën parazgjedhore dhe koalicionet.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në “MCN TV”, Vangjeli ka thënë se kryeministri Edi Rama do ta mbështesë, Erion Veliajn, do jetë në krah të tij. Ndërsa Sali Berisha, sipas Vangjelit gjendet i vetëm në këtë garë.
Duke vijuar logjikën e tij, Vangjeli tha se përveç Lulzim Bashës, edhe Ilir Meta është i interesuar që gara për Tiranën të shkojë në dëm të kandidatit të PD-së pasi ambicia e tij ka qenë kryesimi i opozitës në vend.
“I interesuar që kjo garë të shkojë në dëm të kandidatit të PD është dhe Ilir meta. Po të lexoni qëndrimet e Metës në 2 vitet e fundit kur mendonte se çfarë do bëhej me të ambicia e tij është është marrja e lidershipit të opozitës përballë Ramës”, është shprehur Vangjeli.