Taulant Balla nga Lushnja ka folur me lavde për kryeministrin Edi Rama duke theksuar se sot Shqipëria ka përfaqësuesin më të mirë në arenën ndërkombëtare.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së theksoi para lushnjarëve të pranishëm në sallë se e ka për nderë të jetë krah Edi Rama kur viziton vende si Gjermania.
Sipas Ballës që nga viti 1921 kur lushnjarët vendosën që të kishte një parlament, Shqipëria nuk ka pasur lider më të fortë se Edi Rama. Ai theksoi se kohët e vështira duan udhëheqës të fortë.
“Kam kënaqësi të vizitoj Gjermaninë në krah të kryeministrit. Është një nder për Shqipërinë që ka këtë përfaqësim ndërkombëtarë me Edi Ramën. Nuk e ka pasur asnjëherë, që nga viti 1921, ku lushnjarët vendosën të kenë një parlament. Kohët e vështira duan udhëheqës të fortë. Ne kemi udhëheqësin e duhur. Kryeministrin tonë Edi Rama.
Kurrë më parë Shqipëria nuk përfaqësohet më fort se sot me kryeministrin Edi Rama. Në Shqipëri do ndodh diçka që asnjë prej nesh nuk e imagjinonte dot që në 6 dhjetor do kemi udhëheqësit e BE. Është vendi i parë që iu besua procesi i Berlinit” tha Balla.