Java Globale e Sipërmarrjes (JGS) është një festë globale e sipërmarrjes që ndodh në javën e tretë të nëntorit, këtë vit nga data 14–20 nëntor. Përgjatë kësaj jave, njerëz nga vende të ndryshme në mbarë botën bashkohen përmes ngjarjeve lokale, kombëtare dhe globale për të krijuar zgjidhje për rritjen ekonomike në gjithë botën. Sipërmarrësit janë individë që fillojnë një biznes, duke marrë një rrezik financiar me shpresën e fitimit. Megjithatë, ndihma e qeverisë nëpërmjet lehtësirave fiskale e bën Shqipërinë një treg tërheqës për investitorë të ndryshëm. Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes hap dyert për një seri të larmishme aktivitetesh. Ekspertë të ekosistemit diskutuan se “Çfarë i mungon ekosistemit shqiptar?” mes reflektimeve dhe reagimeve nga lehtësuesit, start up-et, akademi dhe përfaqësuesit e industrisë dhe bizneset.
Historitë e suksesit është një ditët më të rëndësishme të JGS! Sipërmarrës të suksesshëm që kanë nisur me hapa të vegjël dhe sot kërkojnë të arrijnë katër anët e globit. Për të qenë sipërmarrës, duhet të jesh një person plot pasion që krijon dhe vë në veprim ide. Por, jo të gjitha idetë funksionojnë! Në SHBA , 50% e bizneseve të vogla dështojnë brenda katër viteve të para. Megjithatë, sipërmarrësit nuk shohin rrezikun: ata shohin shpërblimin. Nëse doni të jeni sipërmarrës, duhet të keni vizionin e duhur dhe vullnetin për të punuar për idenë tuaj!
“Nomad Digjital”, një nga risitë e ketij ekosistemi , pjesë e një diskutimi gjithëpërfshirës. Hapësirat e bashkëpunimit, roli i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ai i Ministrisë së Brendshme, pushteti vendor dhe qendror në procesin e lehtësimeve dhe çfarë mund të bëjmë më shumë për të përmirësuar të ardhmen e këtij komuniteti.
Sipërmarrësit e rinj, sidomos gra dhe vajza me ide inovative dhe biznese të konsoliduara në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe botës Digjitale shkëmbyen përvojat e suksesit dhe promovuan ambiciet e tyre për të ardhmen. Së bashku me gra dhe vajza të suksesshme dhe të rinjtë për të dëgjuar rrugëtimin e tyre drejt suksesit, fillimisht të vetëm, dhe më pas edhe me mbështetjen nga ana MiSHMS, ku nëpërmjet granteve të dhëna po japin frytet e parë drejt sipërmarrjes. Sipërmarrëset e reja, duhet t’u jepet një mbështetje, jo vetëm sepse kështu kemi mbështetur një kategori që gjithnjë e më shume po e sheh veten përballe sfidave teknologjike e digjitale, por edhe një risi për vetë traditën. 45% e të mbështeturve nga Thirrja e parë janë gra dhe vajza, por brenda pjesës tjetër janë të punësuar edhe dhjetëra gra e vajza të tjera shpikëse, specialiste, që i japin tjera ngjyra botës së madhe të startup-eve dhe ekosistemit.
Kësaj jave nuk i munguan edhe aktivitetet mbështetëse, siç është joga dhe filmi. Nuk është e nevojshme të ndryshojmë veshjen apo të ngrihemi nga karrigia e punës, kështu që uluni dhe harroni të gjitha këto justifikime! Fokusohuni tek vetja dhe mirëqenia juaj, e kështu do të jemi të gatshëm për t’u çlodhur, për të qenë më të ekuilibruar dhe në formë aktive. Java Globale e Sipërmarrjes mbyllet me Natën e Filmit. Sipërmarrja vjen nëpërmjet filmit, ku guximtarët dëshmojnë se çdo gjë nis nga vullneti i mirë për të arritur drejt suksesit të përbotshëm.