Media ‘Top Channel’ duket se nuk ka ndërmend të ndalë sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama me gjithëfarlloj kronikash të cilat i publikon në çdo programacion të sajën.
Shpikja e fundit e ‘Top Channel’ ishte lajmi i publikuar në edicionin qendror të lajmeve ku thuhej ndër të tjera se Policia e Shtetit këtë muaj do patrullojë me 60% të karburantit. Kjo sipas po ‘Top Channel’, pa specifikuar nëse ekziston një vendim i tillë.
Lidhur me këtë pretendim të medias në fjalë ka reaguar kryeministri Rama i cili përmes një postimi në llogarinë e tij të twëitter e ka cilësuar gënjeshtër me bisht lajmin në fjalë.
Kujtojmë se para pak ditësh ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili publikoi fakte lidhur me një kërkesë të ‘Top Channel’ që kërkonte 120 milion lekë nga qeveria për të promovuar aplikimin e skemës mbështetëse në sektorin e bujqësisë nëpërmjet programit ‘IPARD’. Para’ të cilat qeveria nuk ia dha, e prej atij momenti ka filluar sulmi ndaj qeverisë. (Lexo.al)