Kryeministri Edi Rama gjatë një inspektim në një fabrikë për prodhimin e aksesorëve të kuzhinës, deklaroi se në parlament do të shkojë paketa fiskale, e cila parashikon që pagës deri në 50 mijë lekë do i hiqen tatimet.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama i kërkoi pronarit të këtij biznesi që të rrisë rrogat e punonjësve, që t’i motivojë ata.

BISEDA
Rama-punonjëseve: Ju paguan mirë ky zotnia?

Punonjësja: Shumë mirë
Rama-pronarit: Sa i kanë pagat?

Pronari: Minimalja është 40-50. Rroga më e ulëta neto është 40. 500 janë sharrat afërsisht.
Rama: Duhet t’ja rrisësh dhe pak

Pronari: Kam bërë njoftimin që do ja rris në dhjetor
Rama: Ne do kalojmë buxhetin në parlament dhe paketën fiskale dhe për rrogën deri në pagën 50 mijë lekë do i heqim të gjitha tatimet. S’do ketë taksë. Kështu që ata do marrim më shumë.

Pronari: Po ne do ja japim punonjësve
Rama: Do jua japësh se nuk ke ça bën. Ju pronarët duhet të ndani mendjen se po ndatë pak më shumë për skuadrat që mbani në punë, duhet t’i mbani mirë. Nuk është keq ideja që të bëni një kopsht për këto zonja. Ky duhet të jetë projekti i ri.