Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet intensive në Shkodër.

“Të gjitha strukturat shtetëtore janë në këmbë qysh prej momentit të parë duke monitoruar imtësisht, çdo minutë, zonat ku reshjet mund të sjellin përkeqësim të situatës.”-shprehet Spiropali.

Më tej ministrja shton se “strukturat e ushtrisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave prioritare të komunitetit në këto zona, në koordinim me gjithë strukturat e #Emergjencave në terren.

Statusi i plotë

🔴 Reshjet intensive të orëve të fundit kanë sjellë problematika serioze në #QarkunShkodër.

Të gjitha strukturat shtetëtore janë në këmbë qysh prej momentit të parë duke monitoruar imtësisht, çdo minutë, zonat ku reshjet mund të sjellin përkeqësim të situatës.

Strukturat e ushtrisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave prioritare të komunitetit në këto zona, në koordinim me gjithë strukturat e #Emergjencave në terren.

Në vëmendje të qytetarëve, apeli i prefektes së Qarkut Shkodër @MajlindaAngoni 👇🏻

ME RËNDËSI‼️‼️

U drejtohem qytetarëve #QarkuShkodër që të kenë kujdes me lëvizjes gjatë natës së sotme, ndërsa në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, tek Harku i Bërdicës ka prezencë të Forcave të Armatosura që po ndihmojnë banorët në kalimin e rrugës dhe qarkullimi me mjete të ulëta është i pamundur.

Qarkullimi mjeteve në rrugën kryesore do devijojë nga Varrezat e Dëshmorëve.
Strukturat e qarkullimit rrugor po marrin masa për devijimin e përdoruesve të mjeteve vetem në segmentin dytesor Shkodër- Vau Dejes- Bushat.