Modeli ekonomik ne Gjermani është vënë në pikëpyetje, por si mund të vazhdojë Gjermania të mbetet vend industrial?
Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz udhëton këto ditë për në Kinë, ai shoqërohet nga disa manaxherë sidomos manaxherë të ndërmarrjeve të mëdha industriale. Shefat e BMW dhe VW bëjnë pjesë mes tyre, po ashtu si ata të firmave të mëdha kimike, Bayer, BASF dhe Merck.
Gjatë krizës së Coronës u prishën zinxhiret e furnizimeve. Pasi ndodhi kjo, shumë firma vendosën të tërheqin sërish më shumë prodhim në Gjermani. Por edhe anasjelltas: Sipërmarrjet do të prodhojnë më shumë brenda vendit dhe firmat gjemane që prodhojnë në gjithë botën do të dërgojnë më shumë prodhim në vendet e tjera.
Edhe Kina do të vazhdojë të mbyllet dhe nuk do të dojë të importojë kaq shumë produkte sa deri tani, paralajmëron Kater: “Vendet e punës së industrisë në Gjermani do të vazhdojnë të ndodhen nën presion.” Sepse punët më pak të kualifikuara do të vazhdojnë të bëhen më shumë me automatizime, duke shkaktuar humbje të vendeve të punës. Por kjo e gjitha do të ndodhë në një periudhë më afatgjatë, prej 4- 5 vitesh.
Sfidat aktuale të krijuara nga Kina dhe kriza e energjisë bënë më të qarta edhe deficite të tjera që ka Gjermania si vend industrial: “Ka vite që ne vërejmë një erozion të kualitetit të Gjermanisë si vend industrial,” thotë Jörg Krämer, krye-ekonomist i bankës Commerzbank.
Vitet e kaluara kjo gjë nuk ishte shumë e dukshme për shkak të bizneseve me Kinën, por tani ajo shihet shumë hapur. Krämer flet sidomos për mungesat e shumta në infrastrukturë dhe kohën e gjatë që duhet për mënjanimin e këtyre pengesave.
Sakaq Kina mbetet e domosdoshme për shumë ndërmarrje.
Deri tani në Gjermaninë si vend industrial, për shumë sipërmarrje ia ka vlejtur që energjia të merret lirë nga Rusia, kurse gjysmëproduktet dhe lëndët e para të merren lirë sidomos nga Kina, për të prodhuar në Gjermani prodhime të cilësisë së lartë, që eksportohen shtrenjtë.