Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka reaguar pasi nuk është arritur marrëveshja në Bruksel për targat mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se “përshkallëzimi duhet të shmanget”.
Spoke to @JosepBorrellF. We are disappointed that it was not possible to solve the licence plate dispute. Now is the time for responsibility & pragmatic solutions. Escalation must be avoided. @NATO_KFOR remains vigilant.
Ai ka treguar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe është shumë i zhgënyer që nuk është arritur zgjidhje.
Ka kërkuar zgjidhje pragmatike në këtë çështje, duke shtuar se NATO dhe KFOR-i janë viligjent.
“Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget.NATO_KFOF mbeten vigjilent”, ka shkruar ai në Twitter.
Kujtojmë se gjatë gjithë ditës ka pasur diskutime në Bruksel për çështjen, por pa rezultate.