Ish-Presidenti Donald Trump sulmoi publikisht guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, duke lëshuar një deklaratë në të cilën kritikonte guvernatorin i cili shihet si rivali i tij kryesor për të marrë emërimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale. DeSantis, 44 vjeç, u rizgjodh guvernator i Floridas me një numër të madh votash duke vulosur statusin e tij si ylli më i ndritshëm në rritje i Partisë Republikane.

Në një deklaratë të gjatë Trump e quajti guvernatorin e Floridës si një peshë të lehtë politike, i cili kishte ardhur tek ai “në formë të dëshpëruar” kur kandidoi për mandatin e tij të parë në detyrë në 2017.

“Ron DeSantis nuk kishte mbështetje të gjerë, në sondazhe ishte dobët dhe i mungonin fondet. Ai më tha, po të më ndihmosh ti, une do t’i fitoj zgjedhjet dhe në fakt e ndihmova në fushatën e tij”, tha Trump.

Ish Presidenti më tej deklaroi se DeSantis të cilin tashmë ka nisur t’a quajë Ron DeSanctimonious po “luante lojëra” duke refuzuar të përjashtonte një ofertë presidenciale.

“Sa i përket besnikërisë dhe klasit, kjo nuk është përgjigja e duhur”, shtoi me tej Trump i cili e quajti De Sanctis nje guvernator mesatar.

Trump dhe DeSantis janë në një kurs përplasjeje per zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ndërsa mbeshtetja kombëtare e guvernatorit të Floridës është rritur, duke shkaktuar panik te ish presidenti Trump i cili synon të deklarojë së shpejti synimin e tij për të rikandiduar në zgjedhjet presidenciale.