Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme të gjithë territorin, vijojnë të jenë me intensitet të lartë duke sjellë problematika në disa qarqe të vendit.
Stafet e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë evakuimin e atyre familjeve që rrezikohen nga përmbytjet.
Rasti i fundit është evakuimi i një familje në fshatin Mabe në zonën e Zadrimës në Lezhë.
Siç shihet edhe nga video-ja në kohë reale i pranishëm është edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili njëkohësisht është edhe drejtues Politik i Qarkut Lezhë.