Gianni Infantino në konferencën përpara nisjes së Katar 2022, foli edhe për refugjatët afganë të cilët u strehuan në Shqipëri. Në fjalën e tij numri një i institucionit më të lartë në futboll nuk nguroi të falenderonte Shqipërinë e cila stregoi afganët në një situatë të vështirë për ta. Ai ndau një mesazh falenderues ndaj shqiptarëve dhe në veçanti ndaj kryeministrit Edi Rama.

Infantino tregoi para gazetarëve se Shqipëria dhe miku i tij Edi Rama pranuan të strehojnë 160 gra gjatë krizës së refugjatëve. Shumë vende të Perëndimit në fillim thanë po, por vetëm Shqipëria nëpërmjet mikut tim Edi Rama hapën dyert, tha Infantino.

“Të gjitha vendet europiane dhe ato amerikane mbyllën dyer duke thënë nuk mundemi nuk mundemi. I vetmi vend që tha sillni këtu sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të vuash dhe të ikësh nga vendi yt, ishte Shqipëria dhe miku im , Edi Rama më tha ‘janë të mirëpritur këtu në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme’. Kështu Shqipëria hapi dyer e saj, ndërsa vendet e tjera nuk e bënë aspak”, do te theksonte kreu i FIFA-s.(Lexo.al)

@arjancami @EdiRamaTikTok Bukë, krupë e zemër 🇦🇱 #qatar #emigrants #avganistan #albania #edirama ♬ original sound – Arjan Cami