Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca së bashku me ekipin e Drejtorisës së Ujitje – Kullimit kanë dalë në terren për të parë nga afër situatën e Hidrovorit në Velipojë.
Ministrja bën me dije se ekipet janë të gjitha në terren dhe po mbajnë në kontroll situatën. Krifca theksoi gjithashtu se edhe ekipet e OSHEE janë në terren për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji.