Pele i ka dhënë shumë botës së futbollit, duke qenë protagonist jo vetëm brenda kuadratit të gjelbër, por edhe jashtë tij. Përveç magjisë në fushë, Pele do të mbahet mend edhe për spektaklin që ka dhuruar përballë mikrofonave, prej nga na kanë ngelur 10 frazat më të famshme të tij.
– “Penalltia është një mënyrë meskine për të shënuar gol”.
– “Duhet të jesh i aftë sa për ta ditur kur duhet ta lësh futbollin dhe duhet ta bësh këtë përpara se ai të të lërë ty”.
– “Njerëzit diskutojnë për Maradonën e Pelenë, por më i miri i të gjitha kohërave ka qenë Di Stefano”.
– “Futbolli është muzikë, kërcim e harmoni dhe nuk ka asgjë më të bukur se një top që kërcen”.
– “Nëse je i pari, je i pari, por nëse je i dyti je askushi”.
– “Kam lindur për të luajtur futboll, ashtu si Bethoveni kishte lindur për të shkruar muzikë e Mikelanxhelo për të pikturuar”.
– “Ka tri ikona që të gjithë i njohin: Jezusi, Pele dhe KokaKola”.
– “Ndjesia e të dalit në pension është shumë e keqe, shikoj akoma në ëndërr sikur dribloj dhe pastaj shënoj”.
– “I vetmi gol me kokë i rëndësishëm i Maradonës, ka qenë ai që shënoi me dorë”.
– “Nuk do të bëhem asnjëherë trajner. Është e komplikuar dhe nuk dua ta komplikoj jetën time”.