Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me 9.7 pikë përqindje gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë ato llogariten mbi 95.8 miliardë lekë, nga 63.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në periudhën janar-nëntor sasia më e madhe e mineraleve dhe lëndëve djegëse kishte destinacion Italinë. Eksportet e këtij grupi drejt Italisë llogariten 17 miliardë lekë. Ndërkohë vendi tjetër drejt të cilit kemi eksportuar minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike është Gjermania.

Referuar të dhënave, gjatë 11-mujorit janë eksportuar drejt Gjermanisë 16 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Drejt Kosovës, Shqipëria eksportoi 5.8 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, ndërsa drejt Greqisë 3.3 miliardë lekë.