Një 49-vjeçare ka përfunduar pas hekurave pasi akuzohet se plagosi me thikë babain e saj. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.