Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëherazi edhe drejtuesi politik i socialistëve në qarkun Berat, ka inspektuar punimet në ndërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Çuçi thotë se punimet po ecin me ritëm të lartë dhe se ky investim ka nisur të ketë një impakt të madh ekonomik për zonën.

“Ky investim përveç peshës së re strategjike që i jep vendit tonë në sigurinë evropiane, ka nisur të ketë një impak të madh zhvillimi edhe për zonën. Vetëm në këtë fazë të punimeve janë rreth 400 të punësuar nga Kuçova. Përfitimi nga ky projekt madhor do të jetë i mëtutjeshëm për gjithë qarkun Berat”, thotë Çuçi.

Në total investimi kap një vlerë prej rreth 50 milionë euro. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme. Punimet parashikohet të përfundojnë në fund të vitit 2023.