Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë pamjet e projektit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë.
Në një status në rrjete sociale, Rama thotë se ky aks do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të.
Kreu i qeverisë njofton se investimi do të nisë shumë shpejt dhe do të plotësojë të gjitha standardet.
“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të duke plotësuar të gjitha standardet.
Ky investim pritet të nis shumë shpejt, dhe do të rrisë sigurinë rrugore si dhe lehtësojë qarkullimin e automjeteve”, shkruan Rama.