Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bëri të ditur sot se takoi ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshin.

Ai thekson se Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të të dyja vendeve.

Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, shprehet Mehaj, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë.

“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, u shpreh Mehaj në një postim në rrjetet sociale.