Shtrëngim duarsh e përqafime, kështu e priti kryeministri Edi Rama kryeministren finlandeze Sanna Marin në tapetin e kuq, teksa mbërriti në Tiranë në kuadër të samitit BE- Ballkan Perëndimor.

Krahas përqafimit tepër miqësore mes tyre, duket se ata kanë shkëmbyer për disa minuta disa fjalë teksa ecnin në tapetin e kuq para stadiumit ‘Air Albania’.