Ditën e sotme në disa portale në vend ka qarkulluar një postim i vitit 2018 në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama i cili publikonte foton e Xhakês dhe Shaqirit teksa festonin duke bere me duar simbolin e shqiponjës.

Me risjelljen e këtij postimi portalet ngrenë pyetjen se përse kryeministri nuk postoi foton e Xhakës dhe Shaqirit kësaj here që Zvicra eliminoi Serbinë nga Botërori Katar 2022.

Kreu i ekzekutivit ka reaguar përmes një statusi në twitter teksa shkruan se u qëndron 100% statuseve të publikuara.

“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për 👐 e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj🤷🏻‍♂️” shkruan Rama.