Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të sjellë grurin ukrainas dhe rus në tregjet botërore.
Përmes një deklarate DASh shprehet se kjo do reduktojë ndikimin e luftës në çmimet e ushqimeve në mbarë botën
Delarata e plotë:
Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të sjellë grurin ukrainas dhe rus në tregjet botërore dhe për të reduktuar ndikimin e luftës së paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, e cila ka ndryshuar furnizimet globale të ushqimit dhe ka rritur çmimet e ushqimeve në mbarë botën.
Tregtia bujqësore dhe mjekësore nuk janë objektiva të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë për luftën e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës.