Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje spektakolare nga Shishtaveci, destinacion i mrekullueshëm turistik.

Vetëm 30 kilometra larg Kukësit, Shishtaveci është pjesë e Parkut Korab-Koritnik me peizazhet e veçanta dhe monumentet e natyrës që nga Pyjet me Mështekna, Guri i Mëngjesit, Liqeni Novosejit, Mali i Kallabakut apo Bjeshkët e Shishtavecit.

Gjithashtu në Shishtavec të Kukësit po merr jetë “Parku i Aventurave” një investim që do të krijojë mundësi në rritjen e potencialit ekonomik të zonës.

“Parku i Aventurave” është një projekt i fituar nga bashkia Kukës në kuadër të Skemës së Granteve të Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit të Programit (PZHRSH).

Nga ky investim do të promovohet zona nëpërmjet krijimit të hapësirave për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe sporteve.