Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të diktojnë motin në vendin tonë përgjatë gjithë 24orëshit, duke sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu gjatë paradites.

Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të zhvillohen, duke bërë që reshjet të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin.

Por më të shumta shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.