Me fitoren 3 me 1, Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Botërorit 2022. Skuadra e drejtuar nga Luis Van Gal ka fituar pa shumë vuajtje përballë SHBA, duke konfirmuar se është një skuadër cinike kur është e nevojshme.

Amerikanët ishin ata që tentuan në minutat e parë të gjenin golin, por holandezët tundën rrjetën me mundësinë e parë që iu krijua, kur Dumfris pasoi saktësisht për Depaj. SHBA u përpoq të reagonte por në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i 2-0 me të njëjtin skenar, por me Blind që dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, loja foli më shumë për ekipin e SHBA, që ia doli të shkurtonte diferencën me Rajt. Por përsëri ata u goditën shpejt nga Dumfris i cili çoi rezultatin në 3-1, shifra që nuk ndryshuan më deri në fundin e duelit, duke zyrtarizuar kualifikimin e mëtejshëm të “tulipanëve”.

81′ / Holandë 3-1 SHBA. Dumfries shënon golin e tretë për Holandën duke dërguar “Tulipanët” në tetë skuadrat më të mira në botë. Pas dy asisteve në këtë duel, mbrojtësi i Inter gjen edhe golin.

76′ / Holandë 2-1 SHBA. Amerikanët rihapin ndeshjen në minutën e 76. Wright pas një rrëmuje në zonë shkurton shifrat dhe i bën më emocionuese minutat e mbetura. Asist nga Pulisic.