Bombardime ruse në prag të Krishtlindjeve në qytetin Kherson, në Ukrainën jugore, që la disa të vdekur. Bombardimi ndodhi ndërsa ukrainasit po fillonin festimet e Krishtlindjeve, të cilat për shumë të krishterë ortodoksë do të kulmojnë me festën tradicionale të 7 janarit.

Një video e publikuar nga administrata rajonale Kherson tregon rrugët e qytetit pas sulmit të forcave të Moskës me të vdekur dhe të plagosur. E shtuna shënon 10 muaj nga fillimi i pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt.