Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 në vend, për 24 orët e fundit ku 37 qytetarë janë infektuar me Covid19 ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete gjatë kësaj kohe. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë ndërsa janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë: 569 testime, 37 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në Bashkitë: 16 në Tiranë, 5 në Durrës, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Tropojë, Fier, Sarandë, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë, Patos, Tepelenë.
Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë.