Kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga shkolla e re e ndërtuar në Laç.

Rama shkruan se shkolla sapo ka ka hapur dyert në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shkollë të re për fëmijët e Laçit, e cila sapo ka hapur dyert në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Rama në postimin e tij.

Laçi ishte nder zonat që u dëmtua më së shumti nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.