Java e parë e Janarit nisi me mot të ngrohtë dhe me temperatura deri në 18 gradë Celsius, të cilën meteorologët e quajnë të pazakontë për stinën e dimrit. Mirëpo situata do të ndryshojë javën e ardhshme, e cila sipas sinoptikanes Lajda Porja nga “MeteoAlb”, e cila thotë se pritet që do të sjellë temperatura shumë më afër atyre të dimrit. Po ashtu, pritet që dielli t’i lërë vendin shiut dhe reshjeve të dëborës.
Lajda Porja: Sikundër e kemi parë, gjithë Janari ka nisur me mot të kthjellët, me temperatura të larta, me diell. Vijon fundjava të mbetet kthyesisht me mot të thjellët. Dita e dielë do të sjellë vranësira të dendura, megjithatë nuk priten reshje shiu në territor.
Përsa i përket vlerave termike, mbeten temperatura të larta, madje mëngjesi i së shtunës do të sjellë një tjetër rritje duke i bërë pak më të ngrohta, në zonat malore do të jemi në vlerën 3 apo 4 gradë. Maksimalet mbeten në 15 gradë.
Përsa i përket reshjeve, ka sinjale që reshjet t’i kemi që në fillimin e javës që vjen ku do të kemi ndryshim total të motit. Do të kemi reshje shiu sikundër nuk do të mungojnë dhe reshjet e dëborës në zonat e thella malore. Java tjetër do të sjellë dhe temperatura shumë më afër temperaturave të dimrit duke qenë se pothuajse e gjithë java e parë e Janarit ka shënuar vlera 17 apo 18 gradë Celsius, temperatura shumë ndryshe dhe shumë më të larta nga se duhet të regjistrohen në dimër.