Marka prestigjoze zviceriane Franc Muller nxjerr në shitje një model të veçantë të orës luksoze, me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Dizenjuesit janë kujdesur që të përdorin ngjyrat e flamurit shqiptarë me një fushë të kuqe dhe numra të zinj ku në ngjyrë ari është gdhenur imazhi i heroi tonë.

“Vanguard Racing Skenderbeu” kështu quhet modeli i hedhur në treg për një numër të kufizuar blerësish. Por kjo nuk është hera e parë që një markë prestigjoze ka zgjedhur në koleksionet e tyre të përdorin motivet tona kombëtare.

Më herët këtë e ka bërë edhe marka prestigjoze Louis Vuitton në një koleksion çantash ku mes shumë vendesh përzgjodhi dhe Shqipërinë. Këtë model të veçantë zgjodhi ta ndante edhe kryeministri Edi Rama në një postim ku ndan modelin e çantes me ndjeksit, me diçituren Flamuri më i bukur në botë.