Me suksesin e mbrëmjes së djeshme të Juventusit ndaj Monzës, ka përfunduar programi i raundit të 16-të të Kupës së Italisë, i luajtur gjatë një jave nga data 12 janar e deri më 19 janar.

Të kualifikuarit në çerekfinale janë Juventus, Lazio, Inter, Atalanta, Roma, Cremonese, Fiorentina dhe Torino.

Ja të gjitha sfidat e çerekfinaleve:

E martë 31 janar: Inter-Atalanta

E mërkurë 1 shkurt: Roma-Cremonese

E mërkurë 1 shkurt: Fiorentina-Torino

E enjte 2 shkurt: Lazio- Juventus