Me urdhër të SPAK, arrestohet Akil Nerjaku në Durrës.

Kujtojmë se Nerjaku ia ka dalë t’i shpëtojë atentatit në zonën e plazhit, pasi plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

Dyshohet se autori e ka ruajtur shenjëstrën i cili lëvizte me një “G – Class” të blinduar.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ku sulmohet me makina të vjedhura dhe më pas zhduken, në këtë atentat është përdorur një armë tip “snajper” që tregon se krimi i organizuar po i çon në një tjetër nivel atentatet ndaj kundërshtarëve.

Nerjaku është arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje.