Një mjek i Kardiokirurgjisë në Spitalin e Prishtinës shpërndau në rrjetet sociale një foto nga një operacion të cilin ai e konsideroi si sukses. Por vetëm pak orë më pas pacienti ka ndërruar jetë.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala përmes një postimi në Facebook pati thënë se ka kryer me sukses një operacion të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës.

Nisur nga kjo ngjarje prokuroria ka autorizuar policinë që të kryejë hetime se çfarë ka ndodhur.