Një kometë e zbuluar nga një teleskop i Kalifornisë në Mars 2022 , C/2022 E3 (ZTF), do të kalojë relativisht afër Tokës gjatë janarit të këtij viti. Siç thonë edhe shkencëtarët kometa mund të jetë e dukshme me sy të lirë deri në fund të muajit.
Kometa do të bëjë kalimin e saj më të afërt me Diellin (perihelion) më 12 janar në një distancë prej rreth 160 milionë kilometrash prej tij. Më pas ajo do t’i afrohet planetit tonë, ku pritet të arrijë distancën më të afërt (perigje) prej 42 milionë km më 1 ose 2 shkurt.
Sipas NASA-s, Hëna e Re më 21 janar ofron një mundësi për të vëzhguar kometën në qiellin e natës. Kometa vlerësohet të ketë një jetëgjatësi prej rreth 50,000 vjetësh, që do të thotë se herën e fundit që iu afrua Tokës, Neandertalët ishin ende gjallë dhe paraardhësit tanë Homo sapiens ishin shfaqur gjithashtu.
Kometa tashmë është e dukshme me teleskopë dhe dylbi kur qielli është i pastër pa re gjatë natës.