Ditën e sotme rruga e Arbrit u raportua si një aks i pakalueshëm për automjetet.
Ndërkohë bëhet me dije se rruga është zhbllokuar dhe se është e kalueshme.
Trashësia e borës në Kalanë e Dodës është 15 cm.
Ndërsa aksi Peshkopi- Kukës është i kalueshëm por bëhet apeli që automjetet duhet të jenë të pajisura dhe me goma dimërore e zinxhirë.
Situata në Qarkun e Dibrës:
Gjatë natës së mbrëmshme kanë vijuar reshjet e shiut por pa shkaktuar probleme. Nga mesnata në lartësinë mbi 700 metra ka pasur reshje bore. Akset rrugore kanë qarkulluar pa probleme. Rruga e Arbrit është bllokuar nga ora 5 e mëngjesët deri në orën 7 pasi kishte rrett 15 cm borë në Qafën e Murrizit, dhe me ndërhyrjen e borëpastrueseve është bërë e kalueshme. Në Kalanë e Dodës ka 15 cm borë, ndërsa aksi Peshkopi – Kukës është i kalueshëm por duhet të përdoren gomat e dimrit dhe mjetet antirrëshqitëse. Në zonat e thella si Lura, Selishta, dhe zona e Gollobordës trashësia e borës shkon deri në 20 cm, por rrugët janë të kalueshme vetëm për mjetet e kalueshmërisë së lartë, duke përdorur zinxhirët.