Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj, bëri të ditur se, në takim u diskutua siguria e rajonit dhe situata parazgjedhore.
“Prita Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Diskutuam çështjet e sigurisë rajonale, luftën në Ukrainë dhe situatën parazgjedhore”, shkroi Begaj.