Përmes një postimi në faqen e facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa statistika, të cilat tregojnë numrin e rritur të vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Sipas kreut të qeverisë, vendi ynë është vizituar nga 7.5 milionë turistë të huaj përgjatë vitit 2022 dhe në krahasim me vitin 2021 ai thotë se shifra është rritur pasi janë 1.9 milion më shumë njerëz.