Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Efi deklaroi se kishte dikë jashtë shtëpisë. Ajo shprehej me fjalët më të mira për partnerin dhe dukej se e donte shumë.

Së fundmi në rrjet është bërë virale një deklaratë e ish-konkurrentit të “Përputhen”, Bruno Shemshos, i cili shprehet se është në një lidhje dashurie me Efin. Deklarata është bërë në promon e emisionit “Opening Up” me Argjend Rracin.

Mirëpo mesa duket në promo janë montuar pjesë të ndryshme nga deklarata e Brunos thjesht për të tërhequr klikime. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bruno, i cili ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. AI ka treguar se e dashura e tij nuk është një personazh publik.