Presioni i lartë atmosferik në pellgun e Mesdheut po dobësohet për shkak të një qendre ciklonike e cila gjatë fundjavës do të ndikojë territorin e Shqipërisë ku priten reshje shiu dhe stuhi por edhe reshje bore në Alpe.
Moti do të jetë i vranët dhe reshje shiu me intesitet të ulët në zonen veriperëndimore në mëngjeës deri në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 20, metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/15°C
Zona e ulët 8/20°C
Zona bregdetare 11/19°C