Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare po zhvendoset drejt Europës juglindore , duke u zëvëndësuar më rryma ajri pjesërisht të paqëndrueshme ku priten reshje shiu gjatë fundajvës në territorin e Shqipërisë.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Prani të pakta të reshjeve në skajet veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes pa ndryshime në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/14°C
Zona e ulët 5/18°C
Zona bregdetare 10/17°C