Kolegë të rinj, shef i ri, ekip i ri, potencial për rritje dhe ndoshta mundësi për një pagë më të mirë. Megjithatë, një punë e re sjell shumë stres. Ashtu si në ditën e parë të shkollës edhe këtu ju jeni fëmija i ri. Dallimi është se në punë, të gjithë kanë qenë aty për një kohë të caktuar, përveç teje. Por ju dëshironi ta nisni mbarë, jo vetëm për të bërë përshtypje tek shefi, por edhe për të arritur sukses për veten. Ju duhet të punoni nën ndikimin e stresit dhe sikletit të një mjedisi të ri, ku do të bëni shumicën e gjërave.
Pavarësish kësaj, fillimi i një pune të re është emocionues. Ju po filloni një të ardhme të re, duke e pregatitur veten për të shkruar një histori të re në një faqe të pastër. Për ta arritur këtë, ju duhet të bën disa gjëra brenda muajit të parë të punës, të cilat i bëjnë njerëzit e suksesshëm.
Ë
1. Ata janë të kujdesshëm me mënyrën se si komunikojnë dhe nuk kanë frikë të bëjnë pyetje.
Kur filloni një punë të re, duhet të bëni pyetje, sepse nuk dini se si funksionon zyra apo mjedisi i punës, kush bën çfarë, si dhe detaje të tjera. Por duhet të jeni të kujdesshëm për të mos bërë shumë pyetje dhe të përfundoni duke mërzitur kolegët e rinj ose t’i bëni ata të mendojnë se nuk dini çfarë të bëni. Merrni kohën që ju duhet dhe lëreni veten të mësojë gjatë ditëve të punës.
2. Ata përpiqen ta bëjnë më të lehtë jetën e shefit të tyre.
Ju duhet ta bëni më të lehtë jetën e shefit, menaxherit, kolegëve dhe jetën e kujtdo tjetri me të cilin punoni. Nëse mund ta bëni këtë, në pak kohë mund të shiheni si udhëheqës në zyrë.
3. Bëhet e qartë se çfarë pritet prej tyre.
Kur pritshmëritë nuk përcaktohen, të gjitha llojet e problemeve mund të shfaqen. Mund të shqetësoheni për gjëra që mund të ishin shmangur lehtë dhe nëse keni një shef apo koleg manipulues, ata mund të përfitojnë nga ju. Por kjo ju ndihmon edhe ju, sepse nëse e dini çfarë duhet të bëni, ju mund të planifikoni radhën e punëve.
4. Ata shoqërohen me të gjithë kolegët.
Brenda javës së parë apo të dytë, është e rëndësishme të filloni të shoqëroheni me kolegët, sepse kjo ju ndihmon edhe në punën tuaj.
5. Ata punojnë për të përparuar.
Në fillim, energjitë janë të larta dhe çdo ditë është një aventurë. Megjithatë, me kalimin e kohës, ju mësoheni me punën dhe përparimi mund të ‘ngecë’. Për të shmangur këtë, në fund të çdo jave, merrni kohën që ju duhet për të caktuar qëllime të reja dhe për të parë se çfarë keni arritur.
6. Ata gjejnë një mik për t’i udhëhequr.
Gjithmonë, është dikush që ka kaluar të njëjtat gjëra si ti dhe vendos të të ndihmojë. Ky person mund të jetë thjesht një orientues i sjellshëm, por mund të bëhet edhe miku juaj. Kërkoni gjithmonë për dikë që është i gatshëm të ndihmojë që në ditët e para.