Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po i bashkohet protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe thotë me bindje se do arrijnë ta rrëzojnë Ramën. Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit, Meta thotë se asgjë s’do e ndalë opozitën e bashkuar dhe i fton të gjithë ata që duan të largojnë Ramën që t’i bashkohet.
“Mbrojtje deri në fund të demokracisë, të shtetit të drejtë. Misioni do të mbushet. Çështjet më ekzistenciale të demokracisë, të drejtave, të qytetarëve dhe për çështjen në gjykatë ka folur gjyqtari prej gati një viti.
Nuk kam asnjë thirrje veçse për qytetarët që të ndërgjegjësohen se kjo qeveri bandë do të shkallmojë themelet e kushtetutës. Kjo është e gjithë sfida. Rama duhet të ishte dorëhequr në kohë, s’duhet të përdorë pozitën shtetërore për imunitet diplomatik. Ka shkelur kushtetutën. Nuk ka asnjë skenar që ndalon opozitën e bashkuar të fitojë zgjedhjet e 14 majit.
Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike janë më të bashkuar se kurrë dhe i ftojmë të gjithë ata që duan të rrëzojnë regjimin që të na bashkohen për të larguar këtë bandë nga pushteti.
Vëmendja ime është në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Figurat e integritetit të lartë për t’i shërbyer qytetarëve edhe të promovojnë nivelin e bashkëpunimit dhe jo të arrogancës”, tha Meta.