“Larg nga dekurajimi nga pushtimi i urryer dhe i paligjshëm i Ukrainës, presidenti Xi ruan “miqësinë e tij pa kufi” me Rusinë e Putinit. Por ka pasur një ndryshim të dinamikës në marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë.”
Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj për marrëdhëniet BE-Kinë në Institutin Mercator për Studimet e Kinës. “Është e qartë nga vizita se Kina e sheh dobësinë e Putinit si një mënyrë për të rritur ndikimin e saj mbi Rusinë. Dhe është e qartë se balanca e fuqisë në atë marrëdhënie – e cila për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar ka favorizuar Rusinë – tani është përmbysur.”