Që prej orës 08.30 kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste, duke pasur në fokus zgjedhjet e 14 majit. Burime thonë se anëtarët e kryesisë do të diskutojnë lidhur me kandidatët dhe organizimin e këtyre zgjedhjeve vendore.

Në kuadër të zgjedhjeve vendore, një ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi takime me drejtuesit e partive politike kryesore në vend, PS-së, PD-së dhe PL-së, për figurën e kandidatëve që do të garojnë për kryetar bashkie. Sipas Yuri Kim, ato e garantuan se kandidatët do të përmbushin kërkesat e ligjit për figura me integritet të pastër.