Nga Endri Kajsiu/

Prej ditësh faktet kanë treguar se Monika Kryemadhi ka llogari të fshehta jashtë vendit dhe është aksionere në kompani me oligarkë rusë pranë Putinit, shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime lufte. Faktet që mediat kanë publikuar janë të mjaftueshme që SPAK të kryejë hetimet e menjëhershme për t’i treguar shqiptarëvve të vërtetën. Vetë Kryemadhi e ka trajtuar këtë skandal si një sulm politik, por faktet tregojnë se ajo  është jo theshtë përfituese nga rublat ruse, por aksionere me ta që në vitin 2017. Pikërisht këtu fillon ai që është problemi i madh me këtë skandal.

Në vitin 2017, Monika Kryemadhi ishte kryetare e një prej dy partive më të mëdha opozitare në vend dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Ajo ishte edhe bashkëshortja e Ilir Metajt (vijon të jetë edhe sot) i cili në atë kohë ishte President i Republikës së Shqipërisë.

Pra, e thënë shkurt, oligarkët e Putinitit kishin ‘futur në thes’ duke e bërë bashkëaksionere në kompani ofshore, bashkëshorten e Presidentit, kryetaren e një prej dy partive më të mëdha opozitare dhe deputeten e kuvendit. Pra, këtu është cënuar drejtperdrejt siguria kombëtare, pasi informacionet që Kryemadhi posedonte falë atyre pozicioneve që thamë më lart janë më rëndësi kritike për sigurinë kombëtare.

Pikërisht për këto arsye, duhet që hetimi të nisë (nëse s’ka nisur) me urgjencë, sepse jetojmë në një kohë të vështirë ku Rusia është nën një embargo globale nga aleatët e Shqipërisë. Në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku SHBA-BE operojnë qetësisht dhe e kanë si kryeqendrën e tyre të ngritjes së bazave të NATOS, Monika Kryemadhi si deputete, bashkëshorte presidenti dhe kryetare partie del e lidhur ngushtësisht me ariun rus.

Është pikërisht kjo arsyeja pse akti i Kryemadhit është i rrëzikshëm për Shqipërinë dhe Ballkanin. E për këto arsye kjo duhet hetuar shpejt dhe imtësisht, pasi nuk bëhet fjalë për ca para të padeklaruara korrupsioni që ajo ka përdorur për veten dhe partinë, por bëhët fjalë për rrezikun e stabilitetit të vendit dhe rajonit i cili nuk dihet nëse është akoma prezent. Këtë duhet ta ndajë SPAK…